Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilën ai dikur e kishte premtuar se do ta arrinte shpejt, mund të mos jetë e arritshme.
“Ndoshta nuk është e mundur. Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme mes atyre burrave”- tha Trump, duke folur për NBC News.
Ndërkohë presidenti rus Vladimur Putin tha në një intervistë se ka besim që paqja me Ukrainën është thjesht çështje kohe.
Sipas tij, Rusia nuk donte luftë dhe nuk ishte përgatitur për të në vitin 2014, por synonte një zgjidhje paqësore në Donbas.
“Ne sinqerisht aspironim ta zgjidhnim problemin e Donbasit me mjete paqësore. Por doli që pala tjetër mendoi dhe veproi në një drejtim tjetër”,-tha Putin.
Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, qindra mijëra ushtarë janë vrarë ose plagosur, fakt i cili ka alarmuar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, edhe pse ky i fundit nuk ka mundur dot ti japë fund kësaj lufte.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy e ka quajtur "cinike" ofertën e Vladimir Putinit për një armëpushim tre-ditor që përkon me festimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores ndaj nazistëve. “Rusët po bëjnë thirrje për heshtje më 9 maj, por ata vetë po e godasin Ukrainën çdo ditë. Ky është cinizëm i nivelit më të lartë”, shkroi ai në Telegram.
Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, ka bërë një kërcënim të ashpër ndaj Ukrainës në rast të një sulmi ndaj Moskës gjatë festimeve të fitores në Luftën e Dytë Botërore më 9 maj. Askush nuk mund të garantojë se kryeqyteti ukrainas, Kievi, do të mbijetojë deri më 10 maj, tha ish-presidenti dhe ish-kryeministri të shtunën në shërbimin e mesazheve të shkurtra Telegram.
Lini një Përgjigje