
Gjatë tubimit të 50-të qytetar, i zhvilluar këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, një prej protestuesve mbajti një fjalim me tone të ashpra, duke deklaruar se qëndresa nuk do të ndalet deri në ndryshimin e qeverisë.
Ai u shpreh se protesta do të vazhdojë "deri sa të formohet qeveria jonë e re, për Shqipërinë e re", ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe figurave të tjera politike.
Në fjalën e tij, protestuesi tha se "ne do të bëjmë qeverinë tonë", ndërsa pretendoi se pas ndryshimit të pushtetit do të sekuestrohen pasuritë e disa politikanëve, mes tyre Edi Rama, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe Belinda Balluku.
Në përfundim të fjalës, ai iu drejtua edhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa tha se 'do të jetë kjo qeveri që do të të çudisë'.
"Kjo protestë do të qëndrojë deri sa të formohet qeveria jonë e re, për Shqipërinë e re. I them këtij palloshit (Edi Ramës) që ky është një frikacak, hajdut dhe dredharak. Na thotë se si do ta bëjmë.
I them që ne do të bëjmë qeverinë tonë, do të të sekuestrojmë ty, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Argita Berishën, Ballukun, të gjithë ju hajdutët që keni grabitur vendin, dhe do ta bëjmë Shqipërinë e re me pasuritë tuaja.
Edhe një mesazh Ulsi Manjës, do të jetë ajo qeveri që do të të çudisë. Do të ta tregojmë ty, edhe sheshin, edhe përsheshin", tha qytetari.
Lini një Përgjigje