TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2026, 16:52

“Dua të të shoh të veshur si “Borë Bardha”, zbulohen të tjera dokumente tronditëse për Epstein

Shkruar nga Pamfleti

“Dua të të shoh të veshur si “Borë

Dokumentet e fundit të deklasifikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së hedhin dritë mbi disa nga komunikimet e Jeffrey Epstain me gra të panjohura, përfshirë një kërkesë të çuditshme për t’i fotografuar ato të veshura si personazhi i “Borë Bardhës”, vetëm tre javë para një emaili që ai shkëmbeu me ish-CEO-n e Barclays, Jess Staley.

Sipas Financial Times, më 20 qershor 2010, Epstain i shkruante një gruaje të panjohur: “Do të më pëlqente shumë të të fotografoja me kostumin e Borë Bardhës. A mund ta gjesh në një dyqan kostumesh?” Gruaja i përgjigjej: “Do ta marr!”. Tre javë më vonë, më 10 korrik 2010, Staley i dërgonte një email Epstain-it: “Ishte argëtuese. Përshëndet Borë Bardhën”.

E-mailet e reja përfshijnë gjithashtu korrespondencë të tjera me gra të panjohura që përmendin “Borë Bardhën”, por nuk sqarohet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, apo për moshën e tyre.

Jess Staley kishte deklaruar në vitin 2025 se nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstain gjatë bashkëpunimit të tyre profesional. Ai kishte dhënë dorëheqjen në 2021 pas një hetimi nga Financial Conduct Authority (FCA) mbi marrëdhënien e tij me Epstain, për shkak të një letre të konsideruar si e pasaktë që minimizonte lidhjen e tyre.

Emaile-t e deklasifikuara tregojnë gjithashtu përshkrime të grave dhe vajzave të reja, përfshirë referenca për një grua 21-vjeçare dhe një email që përmend Milano si destinacion të mundshëm. Avokati i Staley nuk ka dhënë koment mbi këto zbardhje të reja.

Lini një Përgjigje