TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2023, 17:46

“Duam të kemi 300 mijë ushtarë aktivë”, Stoltenberg nga samiti i NATO-s: Anëtarësimi i Ukrainës do ende kohë

Shkruar nga Pamfleti

“Duam të kemi 300 mijë ushtarë aktivë”,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur në samitin e NATO-s në Vinius të Lituanisë konfirmoi se aleanca do të lëshojë një ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”.

Stoltenberg tha se detyra më urgjente tani është të sigurohet që Ukraina të mbizotërojë kundër pushtimit rus. Ai tha se pa këtë rezultat, nuk mund të ketë fare diskutim për anëtarësim.

Ai tha gjithashtu se mirëpret mbështetjen e liderëve të NATO-s për Kievin, duke shtuar se ka pasur “njoftime të reja thelbësore” për mbështetjen ushtarake nga anëtarët në ditët e fundit.

Stoltenberg shtoi ndër të tjera se aleanca ushtarake dëshiron të ketë 300,000 trupa në gatishmëri të lartë dhe se shtetet anëtare duhet të investojnë më shumë në mbrojtje.

Ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Vlerësimi ynë i fundit tregoi se shpenzimet e mbrojtjes nga aleatët evropianë dhe Kanadaja do të rriten me 8.2 për qind në vitin 2023. Kjo është rritja më e madhe në dekada”, tha ai.

Kreu i NATO-s tha gjithashtu se 11 aleatë kanë arritur ose tejkalojnë standardin prej 2 për qind dhe aleanca pret që ky numër të rritet ndjeshëm vitin e ardhshëm.

“Sot, aleatët bënë një angazhim të qëndrueshëm për të investuar të paktën 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) çdo vit në mbrojtje”, nënvizoi ai.

stoltenberg nato ukraina

Lini një Përgjigje