Bota25 Shkurt 2024, 09:40

Dy vite nga lufta në Ukrainë, tanku amerikan ‘Abrams’ del për herë të parë në fushëbetejë

Shkruar nga Pamfleti

Dy vite nga lufta në Ukrainë, tanku amerikan ‘Abrams’ del

Tanku i shumëkërkuar amerikan Abrams është parë në fushëbetejë në Ukrainë, që po cilësohet si hera e parë që është filmuar në aksionet duke u përdorur për të bombarduar pozicionet e rusëve në afërsi të qytetit të pushtuar Avdiivka.

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin tankun amerikan që përdoret nga Brigada e 47-të e trupave ukrainase, që luftuan në Avdiivka derisa morën urdhër që të tërhiqen.

Tani rusët kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por ukrainasit vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në afërsi të qytetit ku nga atje po vazhdojnë të godasin rusët.

Pamjet nga droni shfaqin ndërprerjen e sulmit rus në periferi të Avdiivkas, që e realizuan trupat e Brigadës së 3-të të ushtrisë ukrainase.

lufta ne ukraine