#lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë, OKB: Evropa po pëson lëvizjen më të shpejtë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore - Bota
Bota 5 Mars 2022, 17:48

Lufta në Ukrainë, OKB: Evropa po pëson lëvizjen më të shpejtë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, OKB: Evropa po pëson lëvizjen më

Lufta në Ukrainë, OKB: Evropa po pëson lëvizjen më të shpejtë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

“Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë së shpejti do t’i kalojë 1.5 milion njerëz”- kështu është shprehur përmes një deklarate agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR), ndërsa thekson se: “Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.”

Rreth 1.3 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë, më 24 shkurt, raporton BBC.

Polonia ka pranuar më shumë se gjysmën e valës së refugjatëve të grumbulluar deri më tani, raporton presidenti i vendit. Numri i refugjatëve të luftës, është i lartë në vende si Hungaria dhe Rumania. Megjithatë, jo të gjithë ukrainasit e ikur nga lufta zgjedhin të qëndrojnë në vendet ku mbërrijnë fillimisht.

Në Rumani për shembull: Sipas UNHCR, nga 200,000 njerëz që udhëtuan atje në tetë ditët e para të luftës, 140,000 më pas u larguan për të udhëtuar në vende të tjera, duke lënë rreth 60,000 në Rumani.

Prandaj, vendet në kufi me Ukrainën po veprojnë si ndalesa e parë për shumë njerëz që ikin nga lufta, teksa ata udhëtojnë më larg drejt vendeve të tjera evropiane.

Bota ofensiva ushtarake ne ukraine OKB