
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ngritur ditën e sotme një padi për shpifje kundër një muzikanti rock i cili e quajti atë “fashiste”.
Gjatë një koncerti pranë Torinos muajin e kaluar, muzikanti Brian Molko hodhi një sërë ofendimesh ndaj Melonit, duke thënë se ajo ishte, ndër të tjera, një “raciste” dhe një “fashiste”, raporton Politico.
Për këto prononcime, Prokuroria Publike e Torinos kishte hapur tashmë një dosje për shpërfillje të institucioneve pas kallëzimit të karabinierëve që garantonin shërbimin e rendit publik. Prej të martës 1 gusht, dosjes i është bashkangjitur edhe ankesa e avokatëve të kryeministres dhe kreut të Vëllezërit të Italisë.
Brian Molko është një muzikant skocez-amerikan i lindur në Belgjikë, i cili është vokalisti kryesor i grupit rock “Placebo”.
Lini një Përgjigje