Bota23 Prill 2023, 08:27

E rëndë në Greqi/ Autobusi përplaset me makinat, humb jetën një person; plagosen 6 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi/ Autobusi përplaset me makinat, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën dhe 6 persona të tjerë janë plagosur.

Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën kombëtare Athinë-Selanik, në lartësinë e tunelit të Platamonas, ku një autobus ka përplasur dy makina pasagjerësh.

Si pasojë e aksidentit tre të rinj të tjerë përkatësisht të moshës 19, 22 dhe 24 vjeç që gjendeshin në të njëjtën makinë ku humbi jetën 19-vjeçari janë të plagosur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur tek makina tjetër.

Sipas informacioneve, një autobus i KTEL-it që qarkullonte në linjën Selanik-Athinë ka përplasur dy makina pasagjerësh të cilat janë ndalur në Korsinë e Urgjencës në PATHE.

Në autobusin e KTEL-it ndodheshin gjithsej 77 persona, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhduan rrugën për në Athinë me një tjetër autobus. Ndërkaq shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin është arrestuar.

Sipas mediave, dy automjetet kanë qenë ndalur në Korsinë e Emergjencës dhe në rrethana të paqarta autobusi i KTEL-it është përplasur me to. Sipas informacioneve, dy nga gjashtë të plagosurit, të cilët kanë plagë të rënda, po trajtohen në spitalin e përgjithshëm Papageorgiou në Selanik, ndërsa katër të tjerët po trajtohen në spitalin e Larisës.

greqi autobus perplasje makina