
'Epokë e re për qytetin tonë', u shpreh Zoran Mamdani, kryebashkiaku i ri i New York-ut, në konferencën e parë për mediat pasi fitoi në zgjedhjet e mbajtura të martën.
Ai tha se "njujorkezët meritojnë një qeveri që mund t'i besojnë". Mamdami u shpreh se kur të inaugurohet më 1 janar 2026, kjo do të shënojë "një epokë të re për qytetin tonë, një epokë në të cilën të gjithë ndihemi të përfshirë".
Në muajt në vijim, Mamdani thotë se “do të ndërtojë një bashki të aftë për të përmbushur” premtimet e fushatës së tij për integritet dhe qeverisje të dhembshur.
Ai shpalli disa anëtarë të ekipit të tij tranzitor dhe thotë se do të shpallë udhëheqësit që mbikëqyrin axhendën e tij "në ditët në vijim".
Këta njerëz do të bashkohen nga një angazhim për të "zgjidhur problemet e vjetra me zgjidhje të reja".
Mamdani pritet të bëhet kryetar bashkie më 1 janar.
"Mbrëmë, bëmë histori. Jam shumë krenar që qëndroj këtu sot si kryetari i zgjedhur i bashkisë së qytetit më të madh në botë”, u shpreh ai, duke shtuar se do të punojë çdo ditë për të nderuar besimin që mban tani.
"Poezia e fushatës mund të ketë mbaruar mbrëmë, por proza e bukur e qeverisjes sapo ka filluar", shtoi kryebashkiaku i ri i New York-ut.
Lini një Përgjigje