TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2023, 19:51

"Bye, bye Kemal", Erdogan mban fjalimin e parë pas fitores: Falenderoj ata që na besuan qeverisjen për 5 vitet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

"Bye, bye Kemal", Erdogan mban fjalimin e parë pas fitores:

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pasi siguroi mandatin e tij të tretë në krye të Turqisë, mbajti një fjalim në Kisikli, ku ka falenderuar qytetarët  që e kanë votuar dhe po ashtu anëtarët e partisë së tij.

Ai shtoi se do të tregohet një udhëheqës i denjë për Turqinë dhe për të gjithë mbështetësit që i dhanë besimin në këto zgjedhje.

Kemi përfunduar raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale si favoritë të kombit tonë. Dëshiroj të shpreh mirënjohje për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie ndërmjet dy festave. Dëshiroj të falenderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutitë e votimit. Shpresojmë të jemi të denjë për besiminm tuaj”, ka thënë ndër të tjera Erdogan

Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.

Kujtojmë se Erdogan fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve me gati 52% të votave përballë rivalit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu, që mori gati 48% të votave.

erdogan zgjedhjet falenderon

Lini një Përgjigje