
Pas bombardimeve ukrainase në Belgorod dje, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar shtimin e masave të siguri rreth kufirit të Rusisë.
Zyrtarët ruse njoftuan se ky shtrëngim i masave të sigurisë vjen si pasojë e sulmeve kërcënuese ne dy rajone të vendit, kryesisht në Kursk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën.
Këto dy rajone kanë qenë objektivi më i shpeshtë i sulmeve dhe për këtë arsye Putin tha se duhet të "mbulonin në mënyrë të besueshme" linjat në afërsi të zonës së luftimit.
Kjo pasi është e nevojshme të sigurohet lëvizja e lirshme dhe e shpejtë e automjeteve dhe ngarkesave ushtarake dhe civile, përfshirë ushqimin, materialet e ndërtimit të ndihmës humanitare të dërguara subjekteve të reja të Federatës Ruse.
Ushtria ukrainase ka rrëzuar mbi 40 dronë nga sulmi në Kiev. Sipas administratës ushtarake të kryeqytetit, ky është sulmi më masiv ajror i kryer nga Rusia që nga fillimi i pushtimit.
Sulmet ruse vazhduan gjatë gjithë natës, me shpërthime që u ndjenë jo vetëm në Kiev, por edhe në shumë qytete të tjera. Sipas raportimeve nga Kiev Independent, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë qenë aktive për një kohë të gjatë.
Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit.
Nga sulmet, raportohet për 1 të vdekur e 3 persona të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga administrata ushtarake e qytetit në Telegram. Në lagjen Pechersk, një zjarr shpërtheu në çatinë e një ndërtese 9-katëshe për shkak të rënies së mbeturinave nga dronët.