TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 17:06

Sulmet vdekjeprurëse të Hamasit, Zelensky shpreh solidaritetin e tij për viktimat në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet vdekjeprurëse të Hamasit, Zelensky shpreh solidaritetin e tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shprehu "solidaritetin" e tij për viktimat e sulmi të befasishëm në Izrael, pas një telefonate që zhvilloi me  kryeministrin Benjamin Netanyahu këtë të diel.

Zelensky shtoi se gjatë bisedës telefonike me Netanyahu, diskutuan dhe efektet e këtij sulmi në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu presidenti Ukrainas deklaroi se diplomatët po bashkëpunonin me policinë izraelite për të garantuar sigurinë e qytetarëve ukrainas.

Kam folur me Netanyahun për të pohuar solidaritetin e Ukrainës me Izraelin, i cili vuan nga një sulm i pacipë në shkallë të gjerë, dhe për të shprehur ngushëllimet për viktimat e shumta. Kryeministri më informoi për situatën aktuale dhe veprimet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe të zbatimit të ligjit për të zmbrapsur sulmin. Ne diskutuam gjithashtu pasojat e sulmit për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë", tha ai. 

zelensky izraeli lufta

Lini një Përgjigje