
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar pas sulmeve të SHBA në Iran. Ai i ka kërkuar Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pa vonesë pas sulmeve në centralet kryesore bërthamore.
Merz ka paralajmëruar se lufta do të përshkallëzohet ndërsa theksoi mbështetjen e Berlinit për një zgjidhje diplomatike.
“Irani duhet të hyjë menjëherë në negociata me SHBA-në dhe Izraelin dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin”, u shpreh kancelari gjerman.
Qeveria gjermane tha se pjesë të mëdha të programit bërthamor të Iranit janë dëmtuar nga sulmet ajrore, duke iu referuar bombardimeve të koordinuara të objekteve të Iranit në Fordow, Natanz dhe Esfahan nga bombarduesit B-2 të Shteteve të Bashkuara.
Thirrja e tij vjen në një kohë kur tensionet rriten në të gjithë Lindjen e Mesme pas asaj që Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi si një “sukses historik ushtarak” dhe mes frikës se hakmarrja iraniane mund të shkaktojë një luftë më të gjerë rajonale.
Lini një Përgjigje