
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia përdori gati 90 dronë pa pilot për sulme gjatë natës. “Luftëtarët tanë arritën të neutralizonin shumicën e tyre”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Zelensky u shpreh se Rusia kishte në shënjestër rajonet Donetsk, Kiev, Sumy, Kharkiv, Chernihiv dhe Dnipro brenda natës.
Ai shtoi se dy persona u plagosën në Dnipro dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar në Kiev. Zelensky theksoi se Putin sulmoi në një kohë kur SHBA-të dhe e gjithë bota po bëjnë thirrje për paqe.
“Edhe një herë, rusët sulmojnë civilët në një kohë kur e gjithë bota dhe mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për paqe. Ne e dëgjojmë qëndrimin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund vrasjeve dhe kemi rënë dakord me të gjitha propozimet për të zhbllokuar diplomacinë. Por duket se ky qëndrim nuk po dëgjohet në Rusi”, tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës u shpreh gjithashtu marrëveshjet në shkallë të gjerë për dronë dhe prokurimin e armëve janë "në tryezë".
"Nevojitet një veprim vendimtar në mënyrë që edhe Rusia të bjerë dakord për diplomacinë", përfundoi ai.
Lini një Përgjigje