TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 20:07

Sulmet ruse në Kiev, SHBA reagon ashpër: E turpshme! Armëpushim i menjëhershëm

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ruse në Kiev, SHBA reagon ashpër: E turpshme! Armëpushim i

SHBA ka reaguar pas një sulmi ajror shkatërrues të ushtrisë ruse në kryeqytetin ukrainas, që shkaktoi vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Një nga zërat më të fortë ishte ai i Keith Kellogg, këshilltar i lartë dhe i dërguari i Donald Trump për çështjet e Ukrainës.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Kellogg dënoi ashpër agresionin rus dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve. Kellogg theksoi se këto sulme janë të turpshme dhe shkelje e qartë e Protokollit  shkruar në mediat sociale për të dënuar bombardimet e Moskës.

“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve natën në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të hartuara për të mbrojtur të pafajshmit. Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjet. Armëpushim tani”, tha ai.

Lini një Përgjigje