
Publikohen pamjet kur djali i biznesmenit në Greqi u shpëton rrëmbyesve.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus. I riu mbahej peng në një makinë të bardhë, ku ishte keqtrajtuar me mjete të mprehta si thikë dhe kaçavidë. Pavarësisht gjendjes së rënduar, ai përfitoi nga pakujdesia e rrëmbyesve për të hapur derën dhe për t’u larguar me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik.
Autoritetet greke kanë arrestuar katër persona të përfshirë në rrëmbim, mes tyre edhe këngëtari i njohur Ivan Greko. Rrëmbimi dyshohet se ka pasur motive financiare, ndërsa viktima ishte marrë me forcë nga një servis automjetesh. Policia greke vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën dhe qëllimet pas kësaj ngjarjeje kriminale.
Lini një Përgjigje