Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së thotë se objektet që strehojnë materiale bërthamore në Iran nuk pësuan dëme në sulmet e fundit amerikane-izraelite.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, bëri thirrje për "përmbajtje maksimale" në konflikt për të shmangur një kërcënim rrezatimi për Lindjen e Mesme gjatë sulmeve SHBA-Izrael.
Based on analysis of latest available satellite imagery, IAEA sees no damage to facilities containing nuclear material in Iran and therefore no radiological release risk at this time. Near Isfahan nuclear site, damage is visible at two buildings. No additional impact detected at… pic.twitter.com/boUtjRTpAk
— IAEA - International Atomic Energy Agency ⚛️ (@iaeaorg) March 4, 2026
“Bazuar në analizën e imazheve më të fundit satelitore në dispozicion, IAEA nuk sheh dëme në objektet që përmbajnë material bërthamor në Iran dhe, për rrjedhojë, nuk ka rrezik për lëshim radiologjik në këtë kohë. Pranë vendit të Natanz në qytetin qendror të Isfahanit, dëmet janë të dukshme në dy ndërtesa, por nuk është zbuluar asnjë ndikim shtesë”, tha ai.
IAEA nuk raportoi asnjë ndikim në centralet e tjera bërthamore, përfshirë centralin e Bushehrit në juglindje.
Lini një Përgjigje