TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2026, 19:25

Irani shënjestron Bagdatin/ Dy dronë bien pranë aeroportit, SHBA evakuon ambasadën; vendi zhytet në errësirë

Shkruar nga Pamfleti
Irani shënjestron Bagdatin/ Dy dronë bien pranë aeroportit, SHBA
Iraku në errësirë

Ndërprerje energjie në pjesën më të madhe të Irakut, kryeqyteti zhytet në errësirë

Iraku po përballet me një situatë gjithnjë e më të tensionuar sigurie, ndërsa vendi duket se është vendosur në shënjestër në përshkallëzimin e konfliktit rajonal. Në shumë zona janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, duke e lënë pjesë të territorit në errësirë. Ende nuk dihet shkaku, por pjesa më e madhe e territorit është pa energji.

Situata u përkeqësua pasi dy dronë u rrëzuan pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, vetëm pak orë pas një incidenti të ngjashëm në të njëjtën zonë. Sipas burimeve të sigurisë irakiane të cituara nga AFP, dronët u neutralizuan pa shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Aeroporti i Bagdadit ka rëndësi strategjike pasi përfshin edhe një bazë ushtarake ku ndodhet një seli diplomatike amerikane dhe ku më parë kanë qenë të dislokuara forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Pas incidenteve, Ambasada e SHBA në Bagdad u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të largohen sa më shpejt nga Iraku dhe të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen kushte të sigurta për largim.

Analistët theksojnë se Iraku po bëhet një nga frontet më të ndjeshme të krizës rajonale. Një nga arsyet kryesore lidhet me praninë e grupeve të opozitës kurde iraniane në veri të Irakut, të cilat Teherani i konsideron kërcënim për sigurinë e tij.

Në ditët e fundit, Irani ka intensifikuar sulmet ndaj bazave të këtyre grupeve në Irakun verior, ndërsa tensionet mes Teheranit dhe aleatëve perëndimorë janë përhapur në disa vende të rajonit. Në këtë kontekst, Iraku rrezikon të shndërrohet në një nga pikat kryesore të përplasjes në krizën e Lindjes së Mesme.

 

irak iran drone erresire

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Nëse kurdët e Irakut do mësyjnë drejt Iranit , Irani do shënjestroi qeverinë në Bagdat. Sulmi kurd ndaj kufirit me Iranin do ishte fatal për ta, sepse përball do kishin shahedët iranian . Këtë arsenal Irani e ka me tepri, aq sa eksporton edhe në Rusi.

    Lini një Përgjigje