Bota25 Shkurt 2023, 13:48

Çfarë do të bëjë Putini nëse Vuçiç pranon planin e paqes të BE? Serbët frikë për trazira

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të bëjë Putini nëse Vuçiç

Para takimi të dy liderëve në Bruksel, në Serbi po lulëzojnë protestat dhe rebelimi i organizatave të djathta dhe nacionaliste. Prej kohësh ka spekulime se regjimi i Vladimir Putin po planifikon të shkaktojë trazira në Serbi dhe në veri të Kosovës...

Përpara takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, lind pyetja se si do të reagojë Rusia nëse Beogradi pranon propozimin franko-gjerman?

Shumë spekulohet se Vuçiç tashmë e ka pranuar propozimin franko-gjerman dhe Kurti e ka konfirmuar publikisht gjithashtu.

Nga ana tjetër, protestat dhe rebelimi i organizatave të djathta dhe nacionaliste në Serbi, para takimit të dy liderëve në Bruksel, po lulëzojnë dhe prej kohësh ka spekulime se regjimi i Vladimir Putin po planifikon të shkaktojë trazira në Serbi dhe në veri të Kosovës, nëse arrihet një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

“Në planin evropian nuk përmendet as njohja reciproke dhe as anëtarësimi i Kosovës në OKB edhe pse përmendet hyrja në organizatat ndërkombëtare. Nuk e shoh se si Rusia mund ta pengojë zbatimin e atij plani në këtë fazë, përveç faktit të njohur se me zgjidhjen e çështjes së Kosovës humb një nga levat më të rëndësishme të ndikimit në Serbi”, thotë Suzana Grubjeshiç për “Danas”.

Leva e dytë e ndikimit - varësia energjetike - thekson ai më tej, zgjidhet me ndërtimin e një interkonjeksioni të gazit me Bullgarinë.

Fatmir Seholi, drejtor i organizatës joqeveritare “Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike”, ka vlerësuar për “Danas” se presidenti i Serbisë ka dhënë sinjale pozitive se do ta pranojë dokumentin franko-gjerman, por shton ai, nuk mund të ketë përparim pa iniciuar Asociacionin.

“Prandaj besoj se Vuçiç do ta pranojë dokumentin, por nëse plani i veprimit nuk është në “shijen” e Serbisë, atëherë mbetet të shihet se si do të shkojë procesi”, thotë Seholi.

Sipas tij, nëse dokumenti nënshkruhet, do të jetë sërish një ceremoni formale që do të mbahet nga mesi i marsit në Paris, në prani të presidentit francez Macron, kancelarit gjerman Scholz dhe me shumë gjasë sekretarit amerikan të shtetit Blinken.

“Nëse Vuçiç nënshkruan, Rusia me shumë gjasa do të reagojë ashpër dhe do të përpiqet ta rrëzojë Vuçiçin brenda Serbisë përmes lëvizjeve të ekstremit të djathtë dhe financimit të grupeve kriminale”, beson ai./Përshtati “Pamfleti” nga “Danas

kurti vucic rusia putin