
Finlanda u bë sot zyrtarisht pjesë e NATO-s, ndërsa një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Kremlini.
Në një dalje për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti anëtarësimin e Finlandës në NATO një sulm ndaj sigurisë së Rusisë.
Peskov tha se Rusia do të marrë kundër-masa, por duke mos dhënë detaje të tjera.
“Kremlini beson se ky është përkeqësimi i fundit i situatës. Zgjerimi i NATO-s është një sulm ndaj sigurisë sonë dhe interesave kombëtare të Rusisë. Dhe kjo na detyron të marrim kundërmasa… në aspektin taktik dhe strategjik”, tha Peskov.
Risjellim në vëmendje se Finlanda u bë anëtari i 31-të i NATO-s ditën e sotme, në një ndryshim strategjik historik të provokuar nga sulmi i Moskës ndaj Ukrainës, i cili dyfishon kufirin e aleancës së udhëhequr nga SHBA-ja me Rusinë.
Fillimi i vitit të kaluar i ofensivës së Kremlinit në Ukrainë përmbysi peizazhin e sigurisë së Evropës dhe bëri që Finlanda dhe fqinji i saj Suedia të heqin dorë nga mos-angazhimi ushtarak për dekada.
Lini një Përgjigje