TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2023, 07:42

Fitorja e Milatoviç në zgjedhje, Dritan Abazoviç: Misioni u krye, larguam simbolin e korrupsionit!

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja e Milatoviç në zgjedhje, Dritan Abazoviç: Misioni u
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ia ka uruar fitoren Jakov Milatoviç-it në garën për president të Malit të Zi, pasi ky i fundit e mposhti me rezultat të thellë kundërkandidatin e tij Milo Gjukanoviç.

“Fitore. Urime Jakov Milatoviç për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni u krye. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”, shkroi ai në Twitter.

Gjatë ditës, Abazoviç theksoi se Milatoviç do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi, meqë sipas tij, Gjukanoviç është i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë, të gjithë të integruar në qeveri dhe me të drejta të plota, në Tuz e Ulqin. Gjukanoviç ka 30 vjet në pushtet dhe është i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Çdokush duhet të jetë i zëvendësueshëm, kurrë nuk do kemi politikanë që rrinë nga 30 vjet në pushtet. Nuk jetojmë në Bjellorusi, jemi në Mal të Zi.”, tha Abazoviç për Euro News Albania.

Sipas tij, shqiptarët në Mal të zi janë sot më mirë se kurrë, të integruar në qeverisjen qendrore dhe lokale.

Jakov Milatoviç, kandidati për President nga Lëvizjes “Evropa Tani”, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi tregojnë rezultatet paraprake.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI), bazuar në 90 për qind të votave të numëruara Milatoviç ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, ka marrë rreth 39.8 për qind.

Sipas të dhënave të CEMI, 71 për qind e votuesve votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Millatoviç, ka hyrë në politikë që më pak se tre vjet.

 

dritan abazoviç jakov milatoviç mali i zi

Lini një Përgjigje