Bota 2 Prill 2023, 22:55

Zgjedhjet parlamentare në Finlandë, kryeministrja Sanna Marini mposhtet nga udhëheqësi i krahut të djathtë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet parlamentare në Finlandë, kryeministrja Sanna Marini

Ditën e sotme Finlanda ka zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku udhëheqësi i Partisë së Koalicionit Kombëtar të opozitës së krahut të djathtë, Petteri Orpo, mori më shumë vota se dy partitë e tjera të mëdha në vend.

Ndërkohë partia Social Demokratike e kryeministres aktuale, Sanna Marin doli parti e 3-të më e votuar duke pësuar kështu një disfatë të madhe.

Por sërish partia e Orpos edhe pse duket se do të marrë shumicën e vendeve në parlament, 48 nga 200 gjithsej, me 20.5 për qind mbështetje asnjëra nga 3 partitë kryesore që pritet të marrin pushtetin nuk është në gjendje të formojë vetëm një qeveri.

Udhëheqësi i grupit më të madh në parlament merr shansin e parë për të formuar një koalicion për të marrë një shumicë, që do të thotë se koha e Marin si kryeministre është drejt fundit.

Orpo ka thënë se do të negociojë me të gjitha grupet për të marrë një shumicë në parlament, ndërsa Marin ka thënë se socialdemokratët e saj mund të qeverisin me NCP, por nuk do të shkojnë në qeveri me Partinë Finlandeze.

Kjo pasi Marin e quajti Partinë Finlandeze "raciste" gjatë një debati në janar, një akuzë që grupi nacionalist e hodhi poshtë.

Marin, kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019, konsiderohej nga fansat anembanë globit si një modeli i mijëravjeçarit për liderët e rinj progresivë, por në shtëpi ajo është përballur me kritika për festat dhe shpenzimet publike të qeverisë së saj.

zgjedhjet finlandë sanna marini