
Momenti i Volodymyr Zelenskyt në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së erdhi një ditë pasi deklaroi se gjuha e Donald Trump, përfaqësonte një "ndryshim të madh" në qëndrimin e Amerikës ndaj Ukrainës.
Padyshim që përfaqëson një ndryshim qëndrimi, pretendimi se Ukraina mund të marrë mbrapsht të gjithë tokën që ka humbur, mbeten pyetje e madhe në lidhje me angazhimin personal dhe material të Trump ndaj fitores së Ukrainës.
-Paralajmërim se Ukraina është vetëm shënjestra e parë
Zelensky po merr fitoren që përfaqëson kjo gjuhë, por ai, më shumë se kushdo tjetër, e di që Trump mund të shfrytëzojë çdo kusht. Dhe kështu fjalimi i tij ishte një paralajmërim, një mesazh dhe një lutje e vazhdueshme për ndihmë. Ai përmendi historinë për të paralajmëruar se Rusia nuk do të ndalet nëse nuk mposhtet.
"Ne e kemi humbur tashmë Gjeorgjinë në Evropë. Të drejtat e njeriut dhe natyra evropiane e sistemit shtetëror vetëm sa po zvogëlohen atje. Gjeorgjia është e varur nga Rusia dhe për shumë, shumë vite Bjellorusia gjithashtu ka lëvizur drejt varësisë nga Rusia. Putini do ta vazhdojë luftën përpara, më gjerë dhe më thellë... Ukraina është vetëm e para. Dronët rusë tashmë po fluturojnë nëpër Evropë. Europa nuk mund të përballojë humbjen e edhe Moldavisë", tha ai.
Duke u mbështetur në përvojën e vendit të tij, Zelensky paralajmëroi për atë që e quajti një përhapje unike e rrezikshme e armëve.
"Po jetojmë garën më shkatërruese të armatimeve në historinë e njerëzimit", tha ai, duke paralajmëruar konkretisht për rreziqet e dronëve, të cilët së shpejti do të kontrollohen nga Inteligjenca Artificiale.
Por ai paralajmëroi gjithashtu për përhapjen e përdorimit të dhunës, qoftë nga shtetet kombëtare apo nga aktivistët politikë. Ai përmendi përpjekjet për vrasjen e Trump dhe vrasjen e Charlie Kirk.
-Empati për Trumpin dhe aleatët e tij
Zelensky përmendi këto momente jo vetëm sepse beson se ato përfaqësojnë një ndryshim të rrezikshëm dhe tragjik, por sepse e di se duhet ta mbajë Trumpin dhe bazën e tij të mbështetjes në anën e tij. Të tregosh empati me ta është e rëndësishme. Ai fliste anglisht të përsosur. Jo shumë kohë më parë, ai kishte vështirësi me gjuhën. Ai e di se tani, më shumë se kurrë, duhet të komunikojë në gjuhën e atyre që mbajnë çelësin e së ardhmes së vendit të tij.
"Sigurisht, ne po bëjmë gjithçka për t'u siguruar që Evropa të ndihmojë vërtet dhe ne mbështetemi te Shtetet e Bashkuara", tha ai.
Ai e mbylli me një lutje drejtuar kombeve të botës, të mbledhura në dhomë.
"Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë... Ju lutemi bashkohuni me ne në mbrojtjen e jetës, ligjit dhe rendit ndërkombëtar. Njerëzit presin veprime", tha ai.
Lini një Përgjigje