TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2025, 07:34

Fotolajm/ Shtëpia e Bardhë publikon Trump të veshur si Papë

Shkruar nga Pamfleti

Fotolajm/ Shtëpia e Bardhë publikon Trump të veshur si Papë

Një fotomontazh që paraqet Donald Trump të veshur si Papa u postua në llogaritë e mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë disa ditë para fillimit të Konklavës që do të nisë më 7 maj.

Pas publikimit të saj shumë komentues e cilësuan Trump qesharak, ndërsa të tjerë thanë se ai po tallej me vdekjen e Papa Françeskut.

Vetëm pak ditë më parë Trump gjatë një fjalimi të mbajtur në kuadër të 100 ditëve të tij si president i SHBA u shpreh se do donte të ishte Papë, duke thënë me ironi se “do të ishte zgjedhja e tij e parë”.

Në foto, Trump shfaqet me veshjen tradicionale papnore petkun e bardhë, një kryq të madh të varur në qafë dhe me dorën e ngritur si për të dhënë bekimin. 

Megjithëse komentet janë bërë me konotacion humoristik, publikimi i këtij imazhi në një moment kaq të ndjeshëm për Kishën Katolike ka nxitur diskutime të forta, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Fotolajm/ Shtëpia e Bardhë publikon Trump të veshur si Papë

Lini një Përgjigje