
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto e ambienteve ku ish presidenti amerikan, Donald Trump fshihte dokumentet sekrete të shtetit në vilën e tij në Mar a Lago në Florida.
Pamjet e kutive të stivosura në shtëpinë e Trump me dokumentet Top Secret të shtetit amerikan për sigurinë bërthamore po bëjnë xhiron e botës si asnjëherë më parë.
Sipas aktakuzës, dokumentet e ruajtura u gjendën në sallën e ballos, në dhomën e dushit dhe në një dhomë gjumi. Akuza thotë se Trump ua ka fshehur edhe avokatëve të tij këto dokumente.
Trump akuzohet se fshehu dokumente që detajojnë programet e armëve bërthamore të SHBA-së , dobësitë e mundshme të SHBA-së dhe aleatëve të saj, planet e SHBA-së për sulme ushtarake hakmarrëse, material që “mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.