TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2026, 17:55

Franca shpjegon pse nuk i’u bashkua Bordit të Paqes

Shkruar nga Pamfleti
Franca shpjegon pse nuk i’u bashkua Bordit të Paqes
Emmanuel Macron dhe Donald Trump

Franca ka shpjeguar pse nuk po i bashkohet Bordit të Paqes të Donald Trump për momentin. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Francës, Pascal Confavreux tha se karta e këtij organi nuk korrespondon me një rezolutë të OKB-së për të zgjidhur luftën në Gaza.

Disa elementë të kartës ishin gjithashtu në kundërshtim me kartën e OKB-së, shtoi ai.

Deklarata pasqyroi komentet e bëra nga një burim pranë Emmanuel Macron të martën, i cili kishte thënë gjithashtu se Franca "nuk kishte ndërmend t'i përgjigjej pozitivisht" ftesës së Trump për t'u bashkuar me bordin.

Kujtojmë se edhe Mbretëria e Bashkuar bëri një gjë të tillë si dhe shumë vende të rëndësishme të BE-së, duke e lënë Trumpin të firmoste themelimin e Bordit të Paqes me Lider të dorës së dytë.

macron

Lini një Përgjigje