
Rikthimi i varianteve të reja të Covid-19, ka sjellë edhe rikthimin e disa masave në vendet fqinje. Në Serbi Grupi i Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin e kushteve të pandemisë së COVID-19 prezantoi rekomandimet e reja.
Fillimisht njoftimi parashikon vendosjen e maskave me detyrim në të gjitha spitalet dhe institucionet e shëndetësisë.
Gjithashtu testimi i detyrueshëm për Covid i të gjithë punonjësve në institucionet shëndetësore, nëse kanë simptoma të infeksionit akut respirator dhe kontrolli dhe testimi i detyrueshëm i tyre pasi të jetë përcaktuar infeksioni.
Në nivel institucionesh spitalore, testimi i pacientëve është i detyrueshëm si kusht për shtrimin në spital, testimi është i nevojshëm për pranim në repartet e hematologjisë dhe onkologjisë, si dhe departamentet e geriatrisë dhe repartet ku trajtohen pacientët me imunodefiçenca primare dhe të rënda.