Edhe në rastin e Progozhin skema e ekzekutimit u zhvillua në të njëjtën mënyrë, fillimisht u fol për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe herë pas here dilnin video të tij në Telegram, deri sa ditë më vonë u raportua se ai vdiq nga rrëzimi i avionit me të cilin po udhëtonte...
Thashethemet dhe pikëpyetjet rreth gjendjes shëndetësore të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov janë rritur së tepërmi ditët e fundit.
Pas raportimeve se lideri çeçen ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pati një reagim në profilin e tij në “Telegram”, ku u shfaq një video e Kadyrov që thoshte mos besoni gjithçka thuhet në media.
Për një moment u duk se kjo çështje u mbyll, por një reagim i Kremlinit që thoshte se nuk ka dijeni për gjendjen e një prej njerëzve më të afërt të Putinit, ka nxitur sërish thashethemet lidhur me fatin e tij.
Për të gjetur më shumë rreth rastit, Sky News ka gjeolokuar pamjet e postuara në faqen e Telegramit të Kadyrov në rezidencën e tij të kreut të Republikës çeçene në qendër të Groznit. Në videon e postuar dje në orën 13:00 me orën lokale, Kadyrov filmon veten duke ecur në shi.
Sipas kërkimit të Sky News, ditën kur është publikuar video përputhet me parashikimin e raportuar të motit në atë zonë. Por mungesa e një dalje zyrtare nga vetë Kadyrov, ka lënë shumë hapësira për dyshim.
Kjo pasi edhe në rastin e Progozhin skema e ekzekutimit u zhvillua në të njëjtën mënyrë, fillimisht u fol për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe herë pas here dilnin video të tij në Telegram, deri sa ditë më vonë u raportua se ai vdiq nga rrëzimi i një avioni.
Duke pasur parasysh se Kadyrov ishte aleat i ish-udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin me të cilin ndanin të njëjtat kritika ndaj hierarkisë ushtarake ruse, ekziston mundësia që fati i tyre të jetë shkruar nga e njëjta dorë.