TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2025, 22:07

"Fshini WhatsApp"/ Kompania 'Meta' mohon pretendimet e Iranit: Lajme të rreme, nuk i japim informacion asnjë qeverie!

Shkruar nga Pamfleti

"Fshini WhatsApp"/ Kompania 'Meta' mohon pretendimet e

Kompania teknologjike “Meta” ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat e tyre.

Në një deklaratë për mediat, “Meta”, kompania mëmë e WhatsApp-it, Facebook-ut dhe Instagram-it, mohon pretendimet e Iranit se të dhënat e përdoruesve të aplikacionit janë ndarë Izraelin.

“Jemi të shqetësuar se këto raporte të rreme mund të shërbejnë si justifikim për bllokimin e shërbimeve tona, pikërisht në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Sipas deklaratës, të gjitha mesazhet që përdoruesit i dërgojnë familjarëve apo miqve në WhatsApp janë të koduara nga njëri skaj në tjetrin, që do të thotë se askush, përveç dërguesit dhe marrësit, nuk ka qasje në përmbajtjen e tyre.

“Ne nuk u japim informacion masiv asnjë qeverie. Prej më shumë se një dekade, Meta publikon raporte transparente që tregojnë rastet e kufizuara kur është kërkuar informacion nga WhatsApp”, sqaroi zëdhënësi i kompanisë.

Lini një Përgjigje