TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2025, 21:27

Macron i del kundër Trumpit: Rrëzimi i regjimit në Iran do të sillte kaos!

Shkruar nga Pamfleti

Macron i del kundër Trumpit: Rrëzimi i regjimit në Iran do

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran do të çojë në “kaos” në Lindjen e Mesme. Kështu, Macron i ka dalë kundër Trumpit.

Macron tha se presidenti i SHBA, Donald Trump ka një rol vendimtar në rifillimin e diplomacisë me Teheranin dhe thotë se beson që presidenti amerikan është në favor të një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit.

“Unë besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i rikthejnë të gjithë në tryezën e negociatave”, u shpreh Macron.

Kujtojmë se “CNN”, raportoi se Trump po largohet nga rruga e diplomacisë dhe po shikon seriozisht mundësinë e një ndërhyrjeje direkte ushtarake në rast se Teherani nuk pranon kushte të reja. Ai ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe pritet marrja e vendimit. 

Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “e dinë saktësisht se ku ndodhet” Khamenei, duke e quajtur një “shënjestër të lehtë”, por thekson se për momentin nuk do të urdhërohet vrasja e tij.

“Ai është i sigurt atje, nuk do ta vrasim… të paktën jo tani”, shkruan Trump.

 

Lini një Përgjigje