Një shpërthim ndodhi në një klub nate gjatë një koncerti në Meksikë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe dhjetëra të plagosur. Ngjarja ndodhi në diskotekën “Dalí”, gjatë performancës live të grupit meksikan të cumbia-s “Amor Rebelde”.
Sipas mediave meksikane, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në La Libertad konfirmoi se të paktën 40 persona u plagosën nga shpërthimi i një mjeti eksploziv. Pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po trajtohen në spital.
Sulmi ndodhi në zonën Víctor Larco Herrera të provincës Trujillo. Shpërthimi shkaktoi panik mes të pranishmëve, ndërsa dhjetëra persona u drejtuan me nxitim drejt daljeve të klubit.
Gazeta La República raportoi se disa nga të plagosurit, të cilët janë liruar tashmë nga spitali, përshkruan momentet e kaosit. Një 26-vjeçar deklaroi se po kalonte mbrëmjen me miqtë kur pa një objekt të binte para shpërthimit. “E pashë dhe gjithçka u errësua. Hunda ime filloi të rridhte shumë gjak,” tha ai.
Një tjetër e plagosur tregoi se fillimisht mendoi se zhurma ishte problem me altoparlantët e klubit. Sipas saj, shpërthimi theu xhama dhe sende të tjera brenda ambientit. “Isha në mes të klubit. Copëza xhami më hynë në këmbë dhe kam qepje në bark,” deklaroi ajo.
Autoritetet kanë arrestuar dy të rritur dhe një të mitur si të dyshuar për sulmin. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja mund të lidhet me raste zhvatjeje nga grupe kriminale që veprojnë në rajonin La Libertad.
Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu lidhjen e mundshme me një incident të mëparshëm në të njëjtin klub nate. Disa javë më parë, një person kishte hedhur gaz lotsjellës brenda ambientit, duke shkaktuar alarm mes klientëve. Sipas hetimeve të policisë, pas atij incidenti dyshohet se qëndron organizata kriminale Los Pulpos.
???? TRUJILLO EN GUERRA
— Karla Ramírez Camarena (@NinaSunqu) March 7, 2026
El ataque contra la discoteca Dalí no es un hecho aislado. Es parte de la guerra entre bandas que hoy disputan el control de una región (in)gobernada por APP y abandonada por el Estado.
Dalí habría estado pagando cupos a Los Johnson, pero como Los Johnson… pic.twitter.com/NRiT8mgmar
Lini një Përgjigje