
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar se nuk pret paqe në Ukrainë në të ardhmen e afërt, duke paralajmëruar kështu një luftë të gjatë.
I pyetur nëse ai mendonte se bisedimet për këtë temë ishin të mundshme gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mes të shtatorit, kreu i Kombeve të Bashkuara tha se do të gënjente nëse do të thoshte se ekzistonte mundësia e paqes në Ukrainë.
"Unë mendoj se ne nuk jemi ende atje.Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të merren masa për të reduktuar ndikimet dramatike negative të këtyre luftërave në lidhje me botën", tha ai.
Kujtojmë se janë bërë disa përpjekje për të bërë të mundur uljen e Rusisë dhe Ukrainës në tavolinën e bisedimeve, ose për gjetjen e një formule për paqe të menjëhershme, por pa sukses.
Lini një Përgjigje