
Hakerët pro ruse të njohur me nofkën “NoName” kanë sulmuar mëngjesin e sotëm webfaqet e disa ministrive dhe institucioneve italiane.
Mediat në vendin fqinj raportuan se nga sulmet janë prekur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndërsa sa i përket institucioneve janë Policia, Marina Italiane, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik “Atack” në Romë, “Amat” në Palermo dhe “Amt” në Gjenova.
Një zëdhënës i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike në Itali deklaroi se bëhet fjalë për një sulm ku qytetarëve iu ndalohet të marrin shërbimet e tyre në webfaqet e prekura nga sulmi, ose siç njihet ndryshe ky është një sulm DDOS (di-di- ou – es), që do të thotë Mohim i Shpërndarjes së Shërbimit Online.
Në sulmet të tilla hackerat shtojnë vizitat në këto ëebsite me synim bllokimin e tyre dhe mos funksionimin e shërbimeve.
Grupi i hakerëve pro rus teksa njoftoi sulmin kritikoi kryeministren Giorga Meloni në Telegram.
“Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të plotë për Ukrainën në një takim me Vladimir Zelensky gjatë vizitës së tij në Romë. Sipas Melonit, Italia do të ndihmojë Ukrainën të mbrojë interesat e saj dhe të ndjekë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Negociatat zgjatën rreth një orë dhe synon forcimin e pozicionit të Kievit. Italia duhet të fillojë të ndihmojë veten dhe, para së gjithash, sigurinë e saj kibernetike”, shkruante grupi në deklaratën e tyre.
Ne 28 dhjetor të vitit të kaluar, po i njëjti grup hakerësh pro rus kreu sulme kibernetike ndaj ëeb faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy aeroporteve në Milano duke i nxjerrë ato jashtë funksionit për disa orë.
Lini një Përgjigje