
Zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e kushteve të pamundura që, sipas tij, synojnë të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe shkëmbim të robërve.
Mardawi tha se Netanyahu po refuzon të angazhohet për komponentët e një marrëveshjeje që ai vetë e ka miratuar më parë. Ai shtoi se kryeministri izraelit këmbëngul në lirimin e vetëm 10 robërve në një fazë, në vend që t’i lirojë të gjithë.
“Netanyahu gënjen kur pretendon se nuk është i përfshirë në zgjedhjen e emrave të pengjeve që do të lirohen në marrëveshje. Ai nuk dëshiron një marrëveshje”, shkroi Mardawi në Telegram.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës vijojnë të hasin në vështirësi.
Lini një Përgjigje