TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 09:25

Hapësira ajrore polake u shkel nga dronët rusë, kryeministri Tusk: Ne po përgatitemi për të gjithë skenarët

Shkruar nga Pamfleti
Hapësira ajrore polake u shkel nga dronët rusë, kryeministri
Komandanti i shërbimit shtetëror të zjarrfikësve të Polonisë, Wojciech Kruczek, dhe gjenerali Wieslaw Kukula, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura polake, mblidhen në Kancelarinë e kryeministrit për një takim të jashtëzakonshëm qeveritar, pas shkeljeve të hapësirës ajrore polake gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës. Fotografia: Kacper Pempel/Reuters

Mbrëmë hapësirën ajrore polake u shkel nga një numër i madh dronësh rusë, tha kryeministri polak Donald Tusk në X të mërkurën duke shtuar se dronët që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë u rrëzuan.

Kryeministri tha se Polonia është e gatshme t'i përgjigjet çdo sulmi apo provokimi.

"Po përballemi me një provokim në shkallë të gjerë... Jemi të gatshëm të sprapsim provokime të tilla. Situata është serioze dhe askush nuk dyshon se duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm.", tha Tusk.

Forcat polake ngritën në ajër avionë të NATO-s dhe vendosën mbrojtjen ajrore në gatishmëri të lartë, ndërsa Aeroporti Chopin i Varshavës u mbyll përkohësisht. Banorëve në Podlaskie, Mazovia dhe Lublin iu kërkua të qëndrojnë brenda, ndërsa operacionet për gjetjen e dronëve të rrëzuar po vijojnë.

"Pas sulmit të sotëm nga Federata Ruse në territorin ukrainas, ka ndodhur një shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë. Ky është një akt agresioni që ka paraqitur një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë. Sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit me radar kanë arritur gatishmëri të lartë" dhe një operacion për të lokalizuar dhe neutralizuar dronët është duke u zhvilluar. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të provincave Podlaskie, Mazovia dhe Lublin të qëndrojnë brenda", theksoi komanda operative e ushtrisë polake në një mesazh në X.

Kryeministri Donald Tusk tha se ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe se Polonia është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët.

donald tusk - rusia hapësira ajrore polake dronët rusë

Lini një Përgjigje