TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2023, 16:04

I akuzoi se po inkurajojnë luftën në Ukrainë, Uashingtoni i përgjigjet presidentit brazilian: Je kthyer në papagall të propagandës ruso-kineze

Shkruar nga Pamfleti
I akuzoi se po inkurajojnë luftën në Ukrainë, Uashingtoni i
Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar ashpër presidentin brazilian Lula da Silva, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë ata që nuk duan paqe dhe se po inkurajojnë luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare, John Kirby akuzoi Lula se është kthyer në papagall të propagandës ruso-kineze. Reagimi i Uashingtonit përkoi me vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili falënderoi Brazilin për qëndrimin e tij.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga ana e Brazilit, ku ministri i Jashtëm Mauro Vieira tha se nuk ishte dakord me fjalët e zotit Kirby.

“Nuk e di se si apo përse zoti Kirby arriti në këtë përfundim, por mund të them se unë nuk bie aspak dakord me të”, tha Vieira.

Nga ana tjetër, ministri rus Lavrov, i cili vizitoi Brazilian ditën e hënë, falënderoi vendin latin për qëndrimin e tij.

Ne i jemi mirënjohës miqve tanë brazilianë që e kanë kuptuar qartë thelbin e situatës. Gjithashtu, ne jemi mirënjohës për dëshirën e tyre për të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje”, u shpreh Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Brazili deri tani nuk u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka refuzuar kërkesat e vazhdueshme për të furnizuar Ukrainën me municione. Por nga ana tjetër, në vendin latin ka edhe nga ata që kritikojnë afrimitetin me Rusinë.

shba brazil lufta ukrainë

Lini një Përgjigje