Bota 6 Prill 2023, 18:46

I frikësohet një atentati, zbulohet strategjia e Putin për të “ngatërruar” atentatorët

Shkruar nga Pamfleti
I frikësohet një atentati, zbulohet strategjia e Putin për
Vladimir Putin

Presidentin rus Vladimir Putin e kanë ndjekur këto vitet e fundit paranojat dhe frika nga atentatet.  Një detaj i ri është zbuluar që tregon pikërisht frikën e Putin nga tentativat për ta eliminuar fizikisht.

Një oficer i lartë rus ka bërë me dije se presidenti ka ndërtuar zyra paralele identike në pallatet e tij luksoze në Shën Petersburg, Soçi dhe Novo-Ogaryovo, në tentativë për të konfuzuar atentatorët e mundshëm.

Ai ka zbuluar se ngjashmëria e zyrave shkon në ekstrem deri në detajet më të vogla.

Gleb Karakulov, një oficer në shërbimin e fshehtë elitar të sigurisë personale të Presidentit Vladimir Putin, i cili iku në Kazakistan në tetorin e vitit të kaluar, tha se autokrati rus është gjithnjë e më shumë paranojak për sigurinë e tij, duke i udhëzuar shpesh zyrtarët të pretendojnë se ai po largohet nga qyteti kur kjo nuk është e vërtetë.

Në një intervistë, Karakulov tha se kur Putin ishte në Soçi, zyrtarët e sigurisë pretenduan qëllimisht se ai po largohej, duke sjellë një aeroplan dhe duke dërguar një autokolonë, për të mashtruar ekzekutorët e mundshëm.

Kjo konfirmoi raportet e mëparshme të gazetës ruse Proekt Media që tregonin se si zyra e Putinit në Soçi dhe rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo afër Moskës ishin identike.

Kremlini kishte publikuar foto të një takimi të tij duke pretenduar se ai ishte në Novo-Ogaryovo kur në fakt Putin ishte në Soçi. Puna e z. Karakulov e solli atë në hotele luksoze për samite, resorte plazhi në Kubë, jahte dhe në një tren special të blinduar të pajisur për presidentin rus.

vladimir putin