TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2026, 22:37

I kërkoi para për drogë, ish-polici në Turqi nxjerr armën dhe vret të birin

Shkruar nga Pamfleti
I kërkoi para për drogë, ish-polici në Turqi nxjerr
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin Adana në Turqi, ku një ish-polic qëlloi për vdekje djalin e tij pas një debati të ashpër mes tyre.

Sipas portalit turk Haberler, gjithçka nisi kur Ahmet Kaan Kayhan i kërkoi para babait të tij, Faruk Kayhan. Ky i fundit refuzoi, duke çuar në një konflikt verbal që u përshkallëzua shpejt.

Raportimet bëjnë të ditur se gjatë sherrit, Ahmet Kayhan, i cili sipas mediave turke dyshohet se ishte përdorues droge, sulmoi të atin me thikë.

Në atë moment, ish-polici nxori armën dhe qëlloi disa herë ndaj djalit të tij.

Ahmet Kayhan u godit në pjesë të ndryshme të trupit dhe u rrëzua në tokë, duke humbur jetën në vendngjarje.

Pas të shtënave, Faruk Kayhan telefonoi vetë policinë dhe qëndroi pranë trupit të pajetë të të birit deri në mbërritjen e forcave të rendit.

Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, ai pranoi menjëherë krimin dhe u dorëzua pa bërë rezistencë.

Ekipet mjekësore konfirmuan vdekjen e Ahmet Kayhan, ndërsa ish-polici u arrestua dhe dorëzoi armën e përdorur në krim.

Ai u shoqërua në Departamentin e Hetimit të Vrasjeve, ku po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

turqi vrasje

Lini një Përgjigje