TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 22:24

Sulmi ndaj Iranit tremb Erdoganin, shpreh “dhimbje të thellë” dhe shqetësim

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj Iranit tremb Erdoganin, shpreh “dhimbje të
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu “dhimbje të thellë” dhe shqetësim për sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, duke theksuar se ato rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

Në një aktivitet në Stamboll, Erdogan deklaroi se Ankaraja dënon sulmet, të cilat sipas tij “shkelin qartë sovranitetin e Iranit dhe kërcënojnë paqen e popullit mik dhe vëllazëror iranian”. Ai shtoi se zhvillimet e fundit rrisin rrezikun e një përshkallëzimi të gjerë.

Pavarësisht arsyes, ne i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik”, theksoi presidenti turk, duke iu referuar kundërpërgjigjes së Teheranit.

Erdogan paralajmëroi se nëse nuk mbizotëron arsyeja dhe nëse diplomacisë nuk i jepet një shans, “rajoni ynë përballet me rrezikun e tërheqjes në një rreth zjarri”. Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht vendeve të botës islame, të ndërmarrin veprime urgjente për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme.

Presidenti turk njoftoi se Ankaraja do të intensifikojë menjëherë përpjekjet diplomatike, fillimisht për të siguruar një armëpushim dhe më pas për të rikthyer palët në tryezën e negociatave.

Sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit nisën herët të shtunën, ndërsa bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor iranian, të ndërmjetësuara nga Omani, ishin ende në zhvillim. Raundi i fundit i negociatave në Gjenevë përfundoi të enjten.

recep tayyip erdogan turqi iran

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse nuk flet ky zarbo si flet me kurdet. Pse nuk flet ky plehre qe erdhi i ftuar ne Shqiperi ne zyren e kryeministrit Shqiptar e i tha pa pike turpi e me poshtersi per bustin e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti, hiqe kete tradhetar. Te vjen qelbashi aziatik ne shtepi e te poshteron. Le te behet cub me Amerikanet apo, keshtu e kane cubat qe trimerohen me te vegjelit e te medhenjve u lepijne bythen e kembet.

    Lini një Përgjigje