Bota 3 Maj 2023, 17:48

"Atentati" ndaj Putinit, publikohen pamjet kur droni “kamikaz” shpërthen mbi pallatin presidencial në Kremlin

Shkruar nga Pamfleti

"Atentati" ndaj Putinit, publikohen pamjet kur droni

Disa video nga momenti i sulmit me dron ndaj rezidencës presidenciale të Vlradimir Putinit, po qarkullojnë në rrjetet sociale. Në pamjet e bëra publike një pajisje e vogël duket se i afrohet kupolës së ndërtesës dhe më pas ajo shpërthen.

Kremlini e ka quajtur sulmin një "akt të planifikuar terrorist" dhe tha se e konsideronte atë si një përpjekje për të vrarë presidentin rus, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se qëndron pas sulmit të supozuar për të cilin pretendon se ishte një përpjekje për të vrarë Vladimir Putin.

Këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak tha se Kievi nuk ka asnjë lidhje me sulmin dhe një veprim i tillë nuk do t’i sillte përfitime Ukrainës.

Podolyak tha se pretendimi i Moskës se Ukraina qëndron pas sulmit të dukshëm mund të tregojë se Rusia po planifikon një sulm terrorist kundër Ukrainës në ditët në vijim.

kremlin droni kamikaz