TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2026, 22:43

Sulmi ndaj Trump, autoritetet publikojnë pamjet e armëve që ju sekuestruan të dyshuarit

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj Trump, autoritetet publikojnë pamjet e armëve që ju
Armët e sekuestruar

Gjatë konferencës për shtyp të Departamentit të Drejtësisë, zyrtarët publikuan fotografi të armëve, thikave dhe sendeve të tjera që dyshohet se ishin në posedim të Cole Tomas Allen, i cili qëlloi në aktivitetin ku ndodhej Trump.

Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, iu referua një prej imazheve ku shfaqej arma e gjatë, duke theksuar se ajo ishte arma që Allen përdori gjatë të shtënave.

Sulmi ndaj Trump, autoritetet publikojnë pamjet e armëve që ju

Sipas tij, nga të dhënat paraprake rezulton se gëzhoja ishte ende brenda armës, çka tregon se ajo është shkrepur vetëm një herë dhe nuk është rimbushur më pas.

Autoritetet vijojnë hetimet për të verifikuar plotësisht rrethanat e përdorimit të armëve dhe për të konfirmuar provat e mbledhura në vendngjarje.

Sulmi ndaj Trump, autoritetet publikojnë pamjet e armëve që ju

armet shba

Lini një Përgjigje