Bota 6 Qershor 2023, 10:43

Sulmi në digën në Kherson, reagon BE: Krim lufte, Rusia do të mbajë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në digën në Kherson, reagon BE: Krim lufte, Rusia do

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas sulmit rus në digën e Nova Kakhovkës në Ukrainë.

Në një postim në rrjete sociale, teksa e ka konsideruar si të paprecedentë Michel shtoi se do paraqesë propozimin e tij për ndihmë për zonat e përmbytura pas sulmit në një digë ukrainase në Samitin e qershorit. Ndër të tjera presidenti i KE, tha se Rusia do të mbajë përgjegjësi për sulmin.

“Shkatërrimi i infrastrukturës civile është padyshim një krim lufte, dhe ne do të mbajmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Evropian dhe do të propozoj më shumë ndihmë për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi”, përfundon presidenti i Këshillit Evropian.

 

be krim lufte rusi