Bota20 Prill 2024, 08:51

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po zhvillohej gjyqi për Donald Trump, humb jetën i riu; zbardhen dëshmitë tronditëse

Shkruar nga Pamfleti

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po zhvillohej gjyqi

Maxwell Azzarello, i cili i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut ku po gjykohet ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka vdekur. 

Maxwell Azzarello u “deklarua i vdekur nga stafi i spitalit”, tha policia për NBC News.

Azzarello, rreth 30-vjeç, nga Shën Augustini në Florida, hodhi në ajër broshurat e teorisë së konspiracionit përpara se t’i vendoste flakën vetes në një zonë proteste të caktuar për demonstruesit pro dhe anti-Trump të premten.

Ai nxori një kuti nga çanta e tij që përmbante lëndën djegëse, e hodhi në trup dhe më pas i vuri flakën vetes, tha policia.

Oficerët dhe civilët vrapuan në zonën e protestës dhe u përpoqën të shuanin flakët duke përdorur pallto dhe aparate zjarrfikësee.

Katër policë të NYPD-së pësuan lëndime të lehta nga ekspozimi ndaj zjarrit, thanë autoritetet.

Shefi i Detektivëve të NYPD-së, Joseph Kenny u tha gazetarëve se fletët e hedhura nga viktima ishin të bazuara në propagandë, pothuajse një lloj broshurash teorie konspirative.

Ngjarja ndodhi pasi u zgjodh juri prej 12 anëtarësh në gjyqin e Trump. Zyra e Trump lëshoi ​​një deklaratë të premten pasdite duke ofruar ngushëllimet e saj për dëshmitarët që u traumatizuan nga tragjedia.

Karoline Leavitt, sekretarja e fushatës së Trump, tha: “Duke mos ditur motivet pas kësaj situate, është e vështirë të dalësh në një përfundim, përveçse të themi se jemi mirënjohës që askush tjetër përveç individit në fjalë nuk u lëndua”.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregon Azzarello të shtrirë në shpinë në trotuar jashtë gjykatës, ndërsa pjesa e poshtme e trupit të tij është në flakë.

Një burrë tjetër tenton të shuajë flakët, ndërsa oficerët e policisë janë parë duke vrapuar në vendngjarje teksa zjarri është shuar.

“Dëgjova dikë të bërtiste “Ai do t’i vendosë flakën vetes”, tha Ed Quinn, një fotoreporter i pavarur që ishte jashtë gjykatës në atë kohë, për NBC News. “E pashë duke hedhur benzinë ​​në fytyrë, qëllimisht. Ai kishte një bluzë gri.”

Quinn tha se policisë iu deshën rreth një minutë për të mbërritur.