TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2026, 12:46

Ish-shefi i NATO-s: Mjaft më me lajka, ka ardhur koha t’i kundërvihemi Trump

Shkruar nga Pamfleti
Ish-shefi i NATO-s: Mjaft më me lajka, ka ardhur koha t’i
Anders Rasmussen

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen shprehet se koha e lajkave ndaj Presidentit amerikan Donald Trump ka mbaruar dhe Europa duhet ti kundërvihet atij.

Rasmussen vijoi më tej duke thënë se tani është e nevojshme një "përgjigje më të vendosur" nga Evropa.

Rasmussen, i cili është gjithashtu ish-kryeministër danez, i tha BBC-së se nëse Trump zbaton tarifat shtesë për tetë vende evropiane, duhet të hyjnë në fuqi tarifa hakmarrëse nga BE, pasi sipas tij "Trump respekton vetëm forcën".

Po ashtu Rasmussen i tha BBC-së se NATO nuk do të mbijetonte nëse Trump do ta zbatonte kërcënimin e tij për të pushtuar Groenlandën.

"Ka ardhur koha të ngrihemi kundër Trumpit", shtoi ai. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, shtetet europiane kanë kundërshtuar ashpër planet e Trump për tarifa të larta doganore ndaj vendeve të Unionit dhe deklaratat e Presidentit amerikan për aneksimin e Groenlandës.

Presidenti amerikan Donald Trump mbërrin sot në Davos të Zvicrës, ku mund të prezantojë rregulla të reja për botën, edhe pse ka sinjale se shumica e shteteve janë të gatshme për ta kundërshtuar. 79-vjeçari, i cili shënoi të martën fundin e vitit të parë në detyrë në mandatin e tij të dytë, pritet të eklipsojë takimin vjetor që elitat globale e përdorin për të diskutuar trendet ekonomike, me përshkallëzimin e përpjekjeve për të marrë Groenlandën.

Në një konferencë për shtyp një ditë më parë, Trump paralajmëroi se do të zhvillonte një sërë takimesh mbi territorin e Groenlandës dhe se ishte optimist se një marrëveshje do të arrihej.

“Europianëve u duhet shumë një marrëveshje me ne. Me të vërtetë. Kemi shumë takime të planifikuara në Davos për Groenlandën dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë. Mendoj se do të gjejmë diçka ku NATO do të jetë e lumtur dhe ku ne do të jemi shumë të lumtur. Por ne kemi nevojë për Groenlandën për qëllime sigurie. Ne kemi nevojë për sigurinë kombëtare”, tha Trump.

I pyetur se deri ku ishte i gatshëm të shkonte për të siguruar Groenlandën, Trump u përgjigj: “Do ta shihni…”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të mbërrijë tre orë me vonesë në Davos, pasi avioni i tij presidencial u detyrua të kthehej për shkak të një problemi të vogël elektrik, siç u tha, i cili më vonë u zgjidh.

ish-shefi i nato-s

1 Komente

  1. T
    Tony Stampisti

    Nje mut, asgje nuk ka pasur avioni, por eshte sajuar problemi qe te shkoje e dale vone ne fushe si ata futbollistet me emer dikur per te tromaksur publikun e kur dalin krijojne nje ngazellim te papare. Ky trimi me pampers kujton popujt jane injorante te degjojne "bossin" e USA Aprentice. Kujdes me popullin se nuk eshte si ca lolo qe i zgjedh per te bere emer e fame e mbuluar mutrat e se shkuares.

    Lini një Përgjigje