TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2026, 08:14

Po udhëtonte për në Davos, avioni i Presidentit Trump Air Force One pëson defekt

Shkruar nga Pamfleti
Po udhëtonte për në Davos, avioni i Presidentit Trump  Air Force
Air Force One pëson defekt

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për shkak të një problemi të vogël elektrik.

Sipas mediave amerikane Trump do të hipë në një aeroplan tjetër dhe do të fluturojë për në Davos ku sot do të mbajë fjalën në forumin Ekonomik Botëror.

Para udhëtimit Trump i ka dyfishuar kërcënimet për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se nuk ka kthim pas.

"Ndoshta mund të gjejmë një zgjidhje me Evropën", tha Donald Trump në një intervistë për NewsNation.

"Ndoshta edhe në Davos në ditët në vijim", shtoi ai.

Trump ka këmbëngulur sërish se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe globale të SHBA-ve, duke deklaruar se çdo zhvillim i ardhshëm lidhur me ishullin do të jetë “shumë i mirë për të gjithë”, përfshirë edhe aleancën e NATO-s.

I pyetur për rrezikun që planet e tij për Groenlandën mund të dëmtojnë NATO-n, Trump u shpreh i bindur se aleanca do të dalë e kënaqur.

“Diçka do të ndodhë dhe do të jetë shumë e mirë për të gjithë. NATO do të jetë shumë e lumtur dhe ne do të jemi shumë të lumtur”, tha ai.

Trump deklaroi gjithashtu se është i bindur se një marrëveshje për Groenlandën do të arrihet, duke përmendur se gjatë takimeve të planifikuara në Forumin Ekonomik Botëror në Davos do të ketë diskutime të rëndësishme mbi këtë çështje.

I pyetur se deri ku është i gatshëm të shkojë për ta siguruar Groenlandën, Trump u përgjigj shkurt "Do ta mësoni!"

Ai tha se beson që edhe banorët e Groenlandës do të jenë të kënaqur me çdo zhvillim të ardhshëm.

Deklaratat e Trump kanë nxitur reagime të forta në Europë. Presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi ashpër tonin e presidentit amerikan, duke deklaruar se “nuk është koha për imperializëm apo kolonializëm të ri” dhe duke kundërshtuar kërcënimet për tarifa ndaj vendeve që refuzojnë marrjen e Groenlandës nga SHBA-të.

Edhe kryeministri polak Donald Tusk reagoi, duke theksuar se Europa nuk mund të tregojë dobësi, as ndaj armiqve dhe as ndaj aleatëve. Ndërkohë, Parlamenti Europian ka njoftuar se do të ngrijë ratifikimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Trump për tarifa ndaj vendeve europiane që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.

 

po udhëtonte për në davos air force one

Lini një Përgjigje