Kisha katër vajza dhe i humba. Më e madhja ishte 13 vjeçe dhe më e vogla ishte 6 vjeçe, Zainab, Zahra, Malika dhe Yasmin…
Një burrë humbi katër vajzat e tij, prindërit, kunatin dhe nipin e tij, pasi ata u vranë në një sulm izraelit në komunën Irkei në Libanin jugor.
"Armiku izraelit thotë çdo ditë se po synon infrastrukturën. A është kjo infrastrukturë? Unë kisha katër vajza dhe i humba. Më e madhja ishte 13 vjeçe dhe më e vogla ishte 6 vjeçe, Zainab, Zahra, Malika dhe Yasmin. Nipi im ishte 12 vjeç. Kjo ishte e tëra çfarë kisha. Humba si nënën ashtu edhe babanë", tha Mohammad Taqi për Al Jazeera.
Që nga e hëna, rreth 770 persona janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite, ndërsa rreth 750,000 persona janë zhvendosur me forcë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje