Gjatë një interviste live në një nga mediat turke, mbrëmjen e së martës presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan nuk është ndjerë mirë.
Mediat kanë shpërndarë një video teksa shikohet sesi moderatori ngrihet një çast nga karrigia dhe më pas ulet përsëri, ndoshta për të shmangur panikun.
Transmetimi ndërpritet papritur, pa e shfaqur kamera Erdoganin.
Ndër të tjera, në mediat vendase shkruhet se pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja: “Oh Zoti im”.
Menjëherë pas rikthimit në studio pas 20 minutash, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve dhe teleshikuesve duke thënë se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja.
Erdogan ka deklaruar se nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin e tij.
Erdoğan'ın canlı yayınını "Eyvah eyvah" diyerek bir anda kestiler pic.twitter.com/LTjpzn3a3T
— Bahadır Telci (@purplebixi) April 25, 2023
Erdoğan’ın rahatsızlandığını söylemesi geniş halk kesimlerinde üzüntüye yol açtı. Geçmiş olsun ve dua mesajları yağıyor. Bu daha önce hiçbir liderde şahit olmadığımız bir şey.
— Gaffar Yakınca (@GaffarYakinca) April 25, 2023
Erdoğan asıl gücünü halk ile kurduğu karşılıklı sevgi bağından alıyor.pic.twitter.com/eprLBooWcP
Lini një Përgjigje