Bota26 Prill 2023, 07:47

Bërnabiç anulon vizitën në Greqi, mediat greke: Athina prish marrëdhëniet diplomatike me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Bërnabiç anulon vizitën në Greqi, mediat greke: Athina

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit që fillon sot në Greqi.

Lajmi u bë i ditur nga disa media opozitare greke sipas të cilave ky zhvillim vjen menjëherë pas shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes së saj nga 33 prej 46 anëtarëve si dhe pesë abstenimeve midis të cilëve ishte edhe Greqia.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme menjëherë pas votimit ministria e Jashtme në Beograd ka njoftuar Athinën se Bërnabiç nuk do të marrë pjesë në forum, ndërsa pala greke duke kuptuar arsyen nuk ka kërkuar shpjegime. Madje në programin e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj Mitsotakis, takim që edhe ky është anuluar.

Sakaq, mediat greke theksojnë se qeveria Mitsotakis arriti të prishë marrëdhëniet diplomatike me një vend tradicionalisht mik, Serbinë.

Pikërisht qëndrimi neutral i Greqisë në Këshillin Evropian në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kosovës shkaktoi shqetësim të madh në Beograd dhe të hënën vonë në mbrëmje u vendos që kryeministrja serbe të mos marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit, raportojnë mediat.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke folur për televizionin shtetëror të vendit RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Greqia më befasoi. Ministrin nga Greqia e ka nderuar në shtëpinë e tij vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Daçiç, duke iu referuar vizitës së fundit të Dendias në Beograd dhe darkës që ka pasur me presidentin serb.

athina serbi marredhenie diplomatike