Bota16 Qershor 2023, 09:44

Iu nënshtrua një operacioni, Papa Françesku del nga spitali

Shkruar nga Pamfleti

Iu nënshtrua një operacioni, Papa Françesku del nga spitali

Papa Françesku ka dalë nga spitali Gemelli i Romës ditën e sotme, pas një ndërhyrje kirurgjikale. Papa kishte nisur punën e tij nga spitali dhe do të kthehet në Vatikan

Ditën e djeshme, drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Matteo Bruni raporti se Papa “kishte pushuar mirë gjatë natës dhe se ekzaminimet hematokimike janë në intervalin normal”.

“Në shenjë falënderimi, ai priti të gjithë ekipin mjekësor, infermierët, punonjësit socialë, shëndetësorë dhe ndihmësit që koordinuan, kryen dhe bënë të mundur operacionin  në qershorin e kaluar”, u shpreh Bruni.

“Papa vizitoi gjithashtu fëmijët në repartin e Onkologjisë Pediatrike dhe Neurokirurgjisë së Fëmijëve të cilët ditët e fundit i kanë shprehur dashurinë e tyre përmes letrave të shumta, vizatimeve dhe mesazheve për shërim të shpejtë”, përfundoi ai.

papa francesku spital nderhyrje