TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2023, 08:14

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Nuk shohim asnjë shenjë nga Putin për paqe

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Nuk shohim asnjë shenjë nga

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Rusia dhe lidershipi i saj nuk kanë dëshirë të fillojnë negociatat e paqes.

Gjatë takimit ministror të mbrojtjes të NATO-s, ai tha se partnerët duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën duke i dërguar kombit më shumë armë.

“Ne nuk shohim asnjë shenjë nga presidenti Putin, nga Rusia, se ata po përgatiten për paqe”, tha Stoltenberg.

Gjithashtu, ai u shpreh se sa më shumë terren të jetë në gjendje të fitojë Ukraina përmes kundërofensive në vazhdim, aq më e fortë do të jetë dora e vendit në tryezën e bisedimeve.

“Ne gjithashtu e dimë se sa më e suksesshme të jetë kundërofensiva ukrainase, aq më shumë ka të ngjarë që Presidenti Putin në një fazë të kuptojë se ai nuk mund ta fitojë këtë luftë në fushën e betejës dhe ai duhet të ulet (në tryezën e negociatave),” u shpreh kreu i NATO-s, duke pranuar se askush nuk mund të thotë saktësisht se kur do të ndodhë dhe si.

uraine paqe putin stoltenberg

Lini një Përgjigje